Kryemyftiu i Kosovës: Erdogani, një dhuratë prej Allahut (FOTO)

Kryemyftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka bërë sërish bujë me një deklaratë në drejtim të Presidentit të Turqisë Rexhep Tajjib Erdogan duke e cilësuar atë, një dhuratë nga Zoti.

Komentet e Tërnavës u bënë gjatë një samiti të vendeve të Lindjes së Mesme në Stamboll. Ai u ka dhënë leksion turqve dhe shqiptarëve në këtë samit duke thënë se duhet të falenderojnë Zotin që u ka dhënë një lider si Erdogani.

Duke madhëruar figurën e Erdoganit, siç citon Koha.net, myftiu Tërnava ka thënë se “… ne jemi falënderues që kemi shqiptarë që janë të bekuar nga Zoti që jetojnë në Turqi, pasi që atyre u është dhuruar nga Allahu një lider i madh si Recep Tayyip Erdogan. Jemi me fat”. /Koha.net/

254029


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu