Kufijtë me vendet e rajonit do të hapen së shpejti, thotë Spasovski

Kryeministri Oliver Spasovski tha se e kanë obliguar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komisionin për Sëmundje Infektive që të analizojnë mundësinë e hapjes së kufijve me vendet e rajonit në interes të qytetarëve. Spasovski gjithashtu sqaroi se të gjithë qytetarët e Maqedonsisë së Veriut që vijnë nga vendet e jashtmë në vendlindje përmes fluturimeve humanitare dhe transporteve humanitare tokësore e të cilët ofrojnë PCR test negativ për koronavirus jo më të vjetër se 72 orë, nuk do të shkojnë në karantinë shtetërore por në izolim shtëpiak, raporton SHENJA.

“Sot e miratuam edhe protokollin preciz për qasje gjatë hyrjes të të gjithë personave qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vend. Në përputhje me këtë protokoll karantinimi obligativ shtetëror i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të cilët kthehen nga vendet e jashtme me fluturime ose udhëtime tokësore humanitare zëvendësohet me izolim shtëpiak, derisa personat që hynë në territorin e Maqedonisë së Veriut dorëzojnë PCR test negativ për koronavirus Covid-19 të bërë 72 orët e fundit para se të hyjnë në territorin e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Spasovski. /SHENJA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu