Kur Zaevi ishte kundër ushtrisë së Kosovës, Adnan Azizi e quante vëlla të Vuçiçit, sot është në koalicion me Zaevin (FOTO)

Kandidati për deputet nga rradhët e koalicionit parazgjedhor Besa-LSDM, Adnan Azizi njëlloj si kryetari i partisë së tij Kasami, për të shpëtuar karierën politike harroi dhe përbiu të gjitha fjalët e thëna vite më parë lidhur me kryetarin e partisë me të cilën janë në koalicion.

Dy vite më parë kur Zaev ishte kundër ushtrisë së Kosovës, Adnan Azizi i referohej atij si vëlla i Vuçiçit dhe se nuk dallonte aspak nga Gruevski, madje lidhur me këtë kishte postuar edhe një status në profilin e tij në Facebook:

Statusi i plotë i Adnan Azizit:

“Zaevi qenka kundër Ushtrisë së Kosovës dhe me deklaratë qenka ngut e paska dalë edhe para vëllaut të tij Vuçiç. Ushtrinë e Kosovës e mbështesin dhe furnizojnë SHBA-të, Britania e Madhe, Turqia dhe gjithë bota e civilizuar. Nëse mendon se ushtritë e shteteve destabilizojnë rajonin atëherë i bëj thirje që ta shfuqizoje ARM-në dhe të kontriboje në ndërtimin e paqes. Edhe një herë u dëshmua se ai nuk dallon nga Gruevski dhe se edhe ky qenka orientuar kah Rusia. Dua t’ia kujtoj se të gjithë ata që kthehen kundër shqiptarëve dhe kundër SHBA-ve fundin e kanë në Shutkë ose Hungari.”

Lexo edhe: Për të shpëtuar karierën politike Bilal Kasami “BESËN” e shqiptarit ja fali maqedonasve

Ky postim i publikuar nga vetë kandidati për deputet në vitin 2018, tregon hatptazi se Adnan Azizi ka shkelur dhe harruar çdo fjalë të thënë për Zaev, dhe se kush ishte kundër shqiptarëve e kishte vendin në Shutkë ose Hungari, ndërkohë që tani po me këtë njeri janë në koalicion dhe presin votat e shqiptarëve. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu