Presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova ka qenë disa herë pre e atentateve të shumta që bëheshin ndaj tij.
Një nga sulmet ishte edhe ai ndodhur në mars të vitit 2004, në momentin kur ai po shkonte drejt Presidencës së Kosovës nga rezidenca e tij në Velani, dhe pritej të takohej me sekretarin e atëhershëm të NATO-s, Havier Solanën.
Presidenti Rugova i mbijetoi edhe këtij sulmi, por Agim Hoti pretendon se është autor i dy atentateve ndaj ish-Presidentit Ibrahim Rugova.
Nga burgu i Dubravës, Hoti disa herë ka thënë se bashkëpunëtorët e tij për të vrarë Ibrahim Rugovën janë Xhavit Haliti, Artan Nimani e Agron Haradinaj.
Këto akuza asnjëherë nuk janë vërtetuar, pasi deklaratat e Hotit kanë kontroverse dhe të pabesueshme, raporton Lajmi.net.
Ndërsa sot, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi përmes një letre dërguar Prokurorit të Shtetit, ka kërkuar hetim të thellë për të gjetur ata që kryen dhe financuan sulmin ndaj Presidentit Ibrahim Rugova.
Është hera e parë që në kryetar shteti kërkon publikisht që të zbardhet atentati ndaj Rugovës dhe të tjerëve.