Ky është kushti gjerman per Shkupin

Bundestagu gjerman sonte edhe zyrtarisht duhet të japë dritë jeshile për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Siç bëri të ditur “Frankfurter Algemajne Cajtung” (FAZ), vendi do të marrë “dritë jeshile” për fillimin e negociatave, ndërsa Shqipërisë, Bundestagu do t’i japë dritë “jeshile të mbylltë”.

Sipas gazetës, në vendimin e Bundestagut, Maqedonisë së Veriut do t’i lejohet fillimi i negociatave pa kushte shtesë, ndërsa Shqipëria do të duhet të plotësojë disa kërkesa. Bundestagu gjithashtu kërkon nga Qeveria federale gjermane në kuadër të negociatave të sigurojë se do të garantohet vazhdim i reformave dhe se vendi do të duhet të vazhdojë të investojë “përpjekje shtesë” për realizimin e kritereve për anëtarësim, veçanërisht në sferat e qeverisjes së të drejtës, duke e përfshirë edhe respektimin e të drejtave bazë dhe efikasitetin e Prokurorisë speciale me këtë strukturë organizative, më pas në luftën kundër korrupsionit, krimin e organizuar dhe financiar dhe pastrim parash, si dhe përforcim të institucioneve dhe promovim të të drejtave të njeriut.

Bundestagu kërkon edhe Komisioni Evropian edhe Shërbimi evropian për punë të jashtme rregullisht të informojnë për avancimin e reformave gjatë negociatave inkuadruese.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu