LAMM: Sot përfundon detyrimi për mbajtjen e pajisjeve dimërore në automjete

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton qytetarët se nga sot (15.03.2023) përfundon detyrimi për mbajtjen e pajisjeve dimërore në automjete.

Nga atje poashtu njoftojnë se për shkak të punimeve në rrugë nga data 15.03.2024 deri me 18.03.2023 rruga rajonale Veles-Gradsko, gjegjësisht pjesa deri në fshatin Viniçani do të jetë i mbyllur për qarkullim nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Nga LAMM shtojnë se komunikacioni në vend po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë me lagështi. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet mesatar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu