Lamtumirë varfëri: Paga mesatare në Maqedoni arriti në 33.011 denarë

Por, në krahasim me tetorin e vitit 2022, kemi rënie të lehtë të pagës mesatare, sepse sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, paga mesatare në tetor ka qenë 33.104 denarë, transmeton InfoShqip.

Siç njofton ZSHS, rritja në nëntor 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vjen si pasojë e rritjes së pagës neto të paguar në sektorët: Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave (18.7 për qind), Objektet akomoduese dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit (17.5 për qind) dhe aktivitetet e shërbimit administrativ dhe ndihmës (17.3 për qind).

Paga mesatare mujore bruto e paguar për punonjës, në nëntor 2022, arrin në 49.397 denarë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu