Largohet nga Shqipëria Panucci, ja destinacioni i tij

Një lajm i bujshëm vjen nga mediat italiane në lidhje me trajnerit e Kombëtares tonë, Christian Panucci.

Sipas “Il Messaggero”, Panucci, pritet të lërë Shqipërinë dhe të rikthehet të skudadra e Romës si si zëvendësuesi i Di Françeskos.

Sipas po të njëjtit burim thuhet se Panucci ka shprehur gatishmërinë e tij për këtë lëvizje dhe në ditët e ardhshme do të jetë takimi zyrtarë me drejtuesit e Romës.

Kontrata e Panuçit mes Shqipërinë përfundon në vitin 2019, por një ofertë e kripur nga italianët mund ta transferonte me shpejtësi teknikun në ish-skuadrën ku ka luajtur si futbollist.

“Il Messaggero” thekson faktin se Panuçi do të jetë prezent në “Olimpico” për të ndjekur sfidën e Romës kundër Parmës ditën e premte.

Kjo përforcon akoma më shumë idenë e hedhur nga mediat italiane. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu