Leo Messi, me magjinë kundër Atleticos arriti golin e 600-të në karrierë

600 gola në karrierë, Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori.

Pesë herë më i miri i botës, Lionel Messi, ka shënaur kundër Atletico Madridit një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë, për ta kaluar Barcelonën në epërsi, shkruan Gazeta Express.

Ky ishte goli i 539 me fanellën e katalunasve dhe nëse ia shtojmë edhe 61 me fanellën e Argjentinës, Leo Messi kapi shifrën e 600 finalizimeve si profesionit në këtë sport.

Para argjentinasit qëndron Cristiano Ronaldo me 638 gola në karrierë me klube (Sporting, Manchester United, Real Madrid) dhe Kombëtare (Portugalia).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu