Lëvizja Besa: BDI ju ka kaluar afati me premtime boshe!

Lëvizja Besa, dega Karshiakë, në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni, ka reaguar në lidhje me kushtet në komunën e Studeniçanit dhe sipas kësaj Lëvizje, premtimeve boxhe u ka kaluar afati.

‘Tashmë kanë kaluar plot 15 vite prej kur BDI është në pushtet dhe në skenën politike, por nuk arriti as edhe një sallë sporti të ndërtojë në komunën e Studeniçanit, ku jetojnë mbi 20 mijë banorë. Është e habitshme se si ende nuk kanë turp, që për çdo cikël zgjedhor të vijnë këndej për t’u fotografuar, ndërsa salla sportive që e kanë premtuar vetë ata vazhdimisht, akoma as që ka filluar të ndërtohet.

Me këtë rast Lëvizja BESA – Karshiakë, i’u bën thirrje këtyre politikanëve manipulues që tani e tutje as mos t’u shkojë ndërmend – se edhe më tej do të mund të luajnë me dinjitetin e popullatës shqiptare të këtyre zonave. Shqiptarët jo vetëm në Karshiakë por gjithandej në Maqedoni, duke e parë hipotekimin dhe impotencën e subjekteve të deritanishme shqiptare ndaj palës tjetër, janë rreshtuar fort pas Lëvizjes BESA si opsion i vetëm politik, që ka kapacitet dhe vullnet për t’i realizuar nevojat dhe kërkesat e banorëve të komunës Karshiakë’, thonë nga kjo degë e Besës. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu