Lëvizja BESA: Po dalin në shesh Aleancat e reja të VMRO-DPMNE

Në mungesë të kreativitetit për të sensibilizuar opinionin publik për t’u mbrojt nga virusi COVID-19, ish Lëvizja Për Reforma -PSHD, e transferuar në një Aleancë e cila vizionin e vetëm politik e ka gjuhën e urrejtjes, fyerjen dhe përçarjen po mundohet që pa aftësinë e vet për të krijuar politika të qëndrueshme ta adresojë drejt Lëvizjes BESA dhe Koalicionit MUNDEMI.

Është pak e çuditshme për opinionin (sepse ne e dimë saktë), se si kjo parti politike për një kohë kaq të shkurtër u bë megafon kryesor i VMRO-DPMNE-së dhe si gjatë gjithë kësaj periudhe nuk e ka sulmuar as edhe njëherë ministrin e Punëve të Brendshme nga radhët e VMRO-DPMNE-së Naqe Çulev, për lëshimet e tij që i ka bërë me moskryerjen e punës duke lejuar përhapjen e pandemisë vetëm brenda disa ditëve. A është e vetëdijshme LR-PSHD tashmë e transferuar në Aleancë se po rreshtohet në një vijë politike me ata që i sulmuan më 27 Prill dhe po i ndihmojnë të njëjtëve në krijimin e kaosit në vend.

Se kush kujdeset më së miri për qytetarët qoftë në aspektin shëndetësor apo ekonomik, këtë do e dëshmojnë vetë qytetarët në zgjedhjet që duhet të mbahen më 5 Korrik, ku do duhet të zgjedhin mes Koalicionit të Lëvizjes BESA dhe LSDM në njërën anë dhe në anën tjetër VMRO-DPMNE dhe gjithë partnerët e saj qoftë në koalicion formal apo Aleancat e tyre jofromale, prandaj ju bëjmë apel gjithë faktorëve politik që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të lejojnë qytetarët të vendosin për të ardhmen e tyre pasi që vetëm sovrani e jep verdiktin e saktë politik.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu