Liria e Gruevskit, Jankulloskës dhe Janakieskit “në duart” e Gjykatës së Apelit

Deri në fund të kësaj jave Gjykata e Apelit duhet të vendosë për ankesat e PSP-së për mosshqiptim të masës së paraburgimit për të akuzuarit në rastet që ka hapur ekipi i Katica Janevës.

Gjykatësit duhet të riishikojnë ankesat dhe në afat prej 48 orëve nga pranimi i tyre duhet të vendosin.

Vetëm në rastin “Titanik” PSP-ja ka ngritur pesë ankesa për vendimin për mosparaburgim të Nikolla Gruevski, Gordana Jankulloskës, Mile Janakieskit, Martin Protogjer dhe Kiril Bozhinovski, shkruan telegraf.

Nga ekipi i Katica Janevës kanë dorëzuar ankesë edhe ndaj vendimit të Gjykatës Penale për mosshqiptim të masës së paraburgimit për ish-shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov, për drejtorin e drejtorisë së pestë të DSK-së, Goran Grujovski, për shefin e kabinetit të ish-ministres, Gordana Jankulloska, Toni Jakimovski dhe për personat N.B dhe N.N.

Gjykata e Apelit mund t’i shfuqizojë vendimet e Gjykatës Penale dhe t’i kthejë për rigjykim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu