Llatas merret në pyetje nga PPS

Kryeredaktori i televizionit Sitel, Dragan Pavlloviq Llatas, i cili është i dyshuar në dy raste të ngirtura nga Prokuroria Publike Speciale, “Total” dhe “Lëndina”, sot për rreth 1 orë e gjysëm ishte në këtë prokurori. Pas përfundimit të marrjes në pyetje, ai doli nga dera e pasme e PPS-së, dhe me shpejtësi u fut në veturën e tij, njofton InfoShqip.

Në pyetjen se përse ka qenë i ftuar në PPS ai u përgjigj që “Nuk isha për tu marrë në pyetje, isha për të marrë dokumente. Ajo është puna ime”, tha Llatas para se të largohet.

Llatas ngarkohet me akuzën se në vitet fiskale, 2008 deri në 2015, ai dhe persona juridik me qëillim që ti ikin pagesës së taksave në llogaritë përfundimtare dhe kthimin e tatimeve, ka ofruar të dhëna të rrejshme. Personat Juridik kanë dëmtuar buxhetin me 121 mijë euroo, ndërsa personi fizik me 63 mijë euro./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu