Lotët e Misengas tregojnë dhembjen dhe krenarinë e skuadrës së refugjatëve

Me lotët duke i rrjedhur, derisa fliste për dëshirën që një ditë të bashkohej me vëllanë e tij që kishte humbur në kaosin e tmerrshëm të luftës civile në Republikën Demokratike të Kongos, Popole Misenga, ka treguar fuqinë potenciale të Skuadrës Olimpike të Refugjatëve.

Nuk ndodh shpesh që një dhomë e mbushur me gazetarë sportivë të shpërthejë me një duartrokitje spontane, por ishte reagimi i vetëm adekuat ndaj rrëfimit të Misengas, përcjell Koha Ditore,transmeton InfoShqip.com

Ai tregoi se si kaloi nga të qenit një djalë që u fsheh në pyll për të ikur nga dhuna e tmerrshme në vendlindjen e tij deri te një njeri që po i adresohej mediumeve botërore para paraqitjes së tij në garën e xhudos në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro, raporton Reuters.

“Unë mezi po mund të besoj se jam këtu me aq shumë njerëz duke na dëgjuar neve”, ka thënë ai në konferencën për media, ku u prezantuan disa nga anëtarët e skuadrës olimpike të refugjatëve, që do të garojnë me flamurin olimpik. “Kur mendoj për gjërat e gjithë atyre viteve më parë, ndihem i trishtuar. Nuk e kam parë familjen time për 18 vite. Kam dy vëllezër, nuk e di se si duken ata tash, pasi jemi ndarë kur ishim shumë të vegjël. Nëse mund të më shihni në televizor e dini se jam i gjallë dhe mirë dhe po orvatem që një ditë të siguroj bileta për ju që të vini këtu dhe të jetoni me mua”, u shpreh Misenga, transmeton InfoShqip.com.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu