LSDM-ja premton kthim më të lartë të TVSH-së

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, u ka bërë thirrje qytetarëve të mbështesin Koalicionin MUNDEMI, pasi sipas tij, ky koalicion ka modelin që do të mbrojë vendet e punës për qytetarët, do të prodhojë vende më të mira për punë dhe do të sigurojë më shumë para për çdo familje.

Zaev deklaroi se do tu kthejnë qytetarëve më shumë para nga projekti “TVSH-ja Ime”.

“Projekti i suksesshëm “TVSH-ja Ime” do të vazhdojë edhe në 4 vitet e ardhshme. Pragu për kthimin mujor të TVSH-së e ngremë nga 600 në 800 denarë, kjo do të thotë 2400 denarë në nivel të një kuartali, do të thotë 9600 denarë në nivel vjetor. Këto janë të ardhura shtesë për çdo familje, para shtesë që do të kthehen prapa në ekonomi”- deklaroi Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu