LSDM kundër heqjes së 20%, Llukarevska: Në një rast tjetër

Zëvendëskryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska deklaroi për Alsat se heqja e 20 përqindëshit nga Kushtetuta mund të pres një mundësi tjetër, ndërsa tani forcat duhet koncentruar në rrugën Evropiane.

Sipas saj, prioritet mbetet ndryshimi i preambulës.

Në emisionin “Rruga drejt…” që transmetohet sonte në orën 22:20 në Alsat, Llukarevska foli edhe për abrogimin e Qeverisë teknike dhe ndryshimin e modelit zgjedhor.

“Nuk guxojmë të dalim nga kornizat sepse me të vërtetë konsideroj se gjendemi para një vendimi të rëndësishme shtetëror dhe politik të cilin duhet ta shfrytëzojmë. Nuk guxojmë të lejojmë që të negociohet për çështje të cilat gjithsesi se mund t’i lëmë tutje. Për momentin konsideroj se të gjithë flasin njëzëri nga jashtë se e kemi mbështetjen por kemi edhe obligime të caktuara të cilat duhet t’i plotësojmë”, tha Sanja Llukarevska për Alsat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu