LSDM: Regjimi është mposhtur, VMRO-DPMNE shkon në opozitë

Regjimi është mposhtur. Fitoi Maqedonia qytetare. Qytetarët zgjodhën jetën dhe ndryshimin. Askush dhe asgjë nuk mund të qëndrojë në rrugën e procesit demokratik dhe lirinë në Maqedoni, thuhet në kumtesën e LSDM-së, transmeton TetovaSot.

“Qytetarët i njohin manipulimet, prandaj janë të qetë, të vetëdijshëm për fitoren e tyre. Nga sonte Nikolla Gruevski po përballet me realitetin. Gruevski është i mbaruar në politikë. VMRO-DPMNE shkon në opozitë. Maqedonisë i duhen politikanë të përgjegjshëm dhe Qeveri që do të punojë në interes të qytetarëve. Qeveri të tillë do të ketë Maqedonia. Institucionet në Maqedoni duhet të punojnë në shërbim të qytetarëve. Përfundon izolimi. Hapen përsëri perspektivat e Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj”, thuhet në deklaratën e LSDM-së./TetovaSot/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu