Luan Krasniqi takohet me Ramush Haradinajn (FOTO)

Ish-boksieri kosovar, Luan Krasniqi, gjatë ditës së djeshme është takuar në Francë me ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj, transmeton “Zeri.info”.

Krasniqi, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur këtë gjë.

Ai ka shkruar se gjatë bisedës që kishte me Haradinajn, janë ndarë me bindje se, Haradinaj shumë shpejt do të gjendet në mesin e familjes dhe Kosovës, përcjell “Zeri.info”.

Postimi i plotë i Luan Krasniqit:

“Dje, pata kënaqësinë ta vizitoj në Francë, ish kryeministrin e Kosovës, të nderuarin Ramush Haradinaj, shëndetit të mirë të të cilit iu gëzova.

Pas bisedës vëllazërore dhe tejet optimiste, u ndamë me bindje se shumë shpejt, do të gjendet në mesin e familjes dhe në Kosovën e dashur”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu