Lukaku zbulon se me cilët legjenda të Interit do të kishte dashur të luante përkrah

Romelu Lukaku ka thënë se Christian Vieri, Ronaldo dhe Adriano janë lojtarët me të cilët do të kishte dashur të luante përkrah tyre te Interi.

Reprezentuesi belg beson se do të kishte zhvilluar një marrëdhënie dhe mirëkuptim të mirë me Adrianon, duke përmendur karakteristikat e mira personale.

“Si shok dhome do të kisha pëlqyer Adriano sepse ai është një person i mirë. Sa herë që flas me të ndjej shumë emocione të ndryshme”.

“Kur isha i vogël, njerëzit thoshin se ai ishte një lojtar që kishte shumë forcë dhe fuqi, i cili përdorte vetëm këmbën e majtë. Kur e pashë të luante, isha vetëm 10 vjeç dhe ai ndryshoi gjithçka për mua”, ka thënë belgu.

Në fushë, Lukaku do të kishte dashur më shumë të luante me Ronaldon dhe Vierin.

“Si partner sulmues do të më pëlqente Ronaldo “El Fenomeno” sepse ai ishte me këmbë të djathtë dhe unë jam me këmbë të majtë, por për mënyrën se si ai luajti do të thosha edhe Vieri”.

Për ish-lojtarin me të cilin do të kishte pasur më shumë kënaqësi të luante kundër, ka pëmendur Marco Materazzin.

“Do të kisha dashur të sfidoja Materazzin sepse ai është i gjatë, i fortë dhe agresiv dhe ata janë mbrojtësit që të vënë në vështirësi dhe në momente të vështira dhe për këtë përmirësohesh. Ndeshjet kundër tij do të kishin qenë interesante për t’i parë njerëzit”, ka deklaruar Lukaku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu