Luksemburgu ia beson testimet për COVID-19 kompanisë së shqiptarit Lazim Destani

Ecolog International dhe Laboratorët Réunis-Luksemburg janë pjesë e programit të shtetit të Luksemburgut për testime sistematike ndërkombëtare, i pari i llojit të vet, hartuar nga task
forca e këtij vendi posaçërisht për luftën kundër COVID-19.

Sipas një njoftimi të kompanisë, përcjell Telegrafi, Ecolog International dhe Laboratorëve Réunis Luksemburg u është besuar nga Instituti i Shëndetësisë, kryerja e analizave laboratorike si dhe testimet në shkallë të gjerë.

Përveç Luksemburgut, thuhet më tej në njoftim, edhe shtete tjera evropiane kanë kontraktuar Ecolog International për projektet e luftës ndaj pandemisë, ndër to Gjermania, Anglia, Franca etj.

Detajet nga këto projekte akoma nuk dihen, ndërsa në Luksemburg , Ecolog ndërton 17 stacione testimi me një kapacitet deri në 20,000 teste në ditë për rezidentët dhe forcën ndërkufitare të punës.

Po sipas njoftimit, programi i siguron të gjithë popullsisë mundësinë për t’u testuar për COVID-19, çka konsiderohet një nga mbështetjet më të mëdha dhe zgjidhje në kohë rekorde në luftën kundër pandemisë.

ECOLOG International, e cilësuar si kompani lidere për shërbime të integruara, shërbime mjedisore, teknologji, logjistikë, menaxhim objektesh, inxhinieri dhe ndërtim, i përket familjes së njohur shqiptare në Maqedoni, familjes së Lazim Destanit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu