Majlinda Kelmendi: Vendi dhe populli im më bëjnë kernare (VIDEO)

Majlinda Kelmendi ndihet shumë e lumtur për medaljen e artë që e fitoi në “Paris Grand Slam 2017”. 25 vjeçarja ndihet edhe më krenare për faktin se vendi dhe populli i saj e konsiderojnë si heroinë të Kosovës, raporton “Zëri.info”.

“Jam shumë e kënaqur sepse kjo ishte gara ime e parë pas Olimpiadës. Kam pushuar tri javë pas Olimpiadës dhe nuk dëshiroja të pushoj më gjatë. Jam e lumtur që vitin e fillova në këtë mënyrë, pra me medalje të artë”, ka deklaruar Kelmendi për kanalin zyrtar të IJF-së.

“Vlerësohem si hero në vendin tim. Për popullin tim jam një shembull dhe kjo më bënë shumë të lumtur dhe krenare. Kosova është një vend i vogël me probleme dhe kjo tregon se për një kosovare nuk është e lehtë të bëhesh kampione olimpike. Nuk kam ndryshuar shumë, por tani njerëzit vijnë në shtëpinë time qoftë edhe vetëm për të më përqafuar”, ka theksuar ajo.

Majlinda ka theksuar se prejse është bërë numër 1 në botë nuk po e ka të lehtë të fitojë medalje, sepse kundërshtaret motivohen përballë saj me shpresën që të fitojnë kundër një kampioneje botërore ose olimpike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu