Makina më e bukur e vitit 2016, Renault Talisman (FOTO)

E veçantë dhe tejet ekspresive në dizajn, me një gjatësi 4.85m, Renault Talisman është vetura e cila e bën diferencën nga çfarë kemi parë deri më sot. Duke përdorur materialet e cilësisë më të lartë dhe një dizajn po aq unik në interier, kjo veturë paraqet një komoditet të cilin nuk jemi mësuar ta shohim në këtë segment. E kompletuar me pajisje nga më të veçantat, disa prej tyre edhe premierë për tërë auto-industrinë botërore si 4CONTROL, Talisman do të ndryshojë eksperiencën rrugore të deritashme. Nuk duhet lënë anash që kjo veturë është e pajisur me motorë tejet ekonomik, tashmë të dëshmuar, me benzinë dhe naftë me deri në 200 kuaj fuqi.

Pronarët e kësaj marke makinash kanë vendosur se kjo nuk do të jetë makinë për përdoruesit e krahut të majtë siç janë: Britania e Madhe, Malta, Zelanda e Re etj.

mak

mak1

mak2

 

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu