Manchester City shpartallon Realin e Madridit dhe shkon në finalen e Champions League me Interin

Pas barazimit 1-1 në “Santiago Bernabeu”, Manchester City dhe Real Madridi po përballen në gjysmëfinalen e kthimit, për të përcaktuar se cila prej skuadrave do të luajë kundër Interit në finalen e Champions League në Stamboll.

Në minutën e 23-të, asist fantastik i De Bruyne, që gjen Bernardo Silvën në zonë dhe portugezi mposht më në fund Courtois.

Presioni i djemve të Guardiolës vazhdoi pandërprerje dhe pak minuta më pas vjen edhe goli i dytë me të njëjtin autor.

Në minutën e 37-të Bernardo Silvës konfirmon që është mbrëmja e tij. Shënon edhe golin e dytë në portën e Courtois dhe afron Manchester Cityn me Stambollin

As pjesa e dytë nuk pati histori, Real Madridi rezultoi i pafuqishëm për t’i bërë ballë furisë së “Qytetarëve”.

Në minutën e 76′-të kros i De Bruyne në zonë gjen Akanji, i cili gjuan me kokë dhe Militao e devijon në rrjetë, duke shtangur portierin Courtois

Ky rezultoi goli fatal që përfundoi shpresat dhe ëndrrat e skuadrës më të titulluar të këtij kompeticioni. Megjithatë në fundin e ndeshjes djemtë e Guardiolës kishin rezervuar edhe golin e katërt. Këtë herë Julio Alvarez i jep goditjen përmbyllëse takimit, 4-0.

Manchester City-Inter do të jetë finalja e madhe e Champions League të këtij edicioni që do të zhvillohet më 10 qershor në Stamboll të Turqisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu