Shqipëria mposhti 2:1 Maqedoninë në ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botërorë.
Por, pasi humbën ndeshjen e cila zgjati dy ditë, maqedonasit presin që Shqipëria të sanksionohet nga UEFA.
“Sportmedia.mk” shkruan se tifozët maqedonas që ishin rreth 100 në stadiumin ‘Loro Boriçi’, janë sulmuar me fishekzjarrë nga tifozët vendas, përcjell Lajmi.net.
Sipas kësaj medie deri te incidenti erdhi pasi që maqedonasit kanë shfaqur shenjën me tre gishta, gjë që i ka provokuar tifozët shqiptarë./InfoShqip.com