Parlamenti i Republikës së Çekisë sot e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Në seancë mori pjesë edhe kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev. Vendet-anëtare të NATO-s më 6 shkurt e nënshkruan Protokollin për aderim të Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Pas ratifikimin të Protokollit në parlamentet në të gjitha 29-të vendet-anëtare të Aleancës, Maqedoni e Veriut edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare e plotfuqishme.
Kryeministri Zaev iu falënderua Republikës Çeke mike, Parlamentit Çek, Qeverisë dhe qytetarëve për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut në proceset e integrimeve evropiane. “Dua të shpreh kënaqësinë dhe gëzimin që sot jam këtu pikërisht kur Parlamenti Çek do të ratifikojë Protokollin për aderim në NATO për Maqedoninë e Veriut.
Përzemërsisht i falënderohem Parlamentit Çek, Qeverisë dhe qytetarëve për mbështetjen dhe pres që anëtarësimi ynë në NATO të bëhet sa më shpejtë. Besoj se vendimi për fillimin e negociatave aderuese në tetor të këtij viti do të ketë ndikim pozitiv në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Vendimi i tillë do të përcjellë porosi, se Ballkani Perëndimor është pjesë përbërëse e Evropës, e cila do të njeh përparimin e përgjithshëm në reformat, investimet, si dhe zgjidhjen e çështjeve të ndjeshme në vendin tonë”, theksoi Kryeministri Zaev dhe shtoi se stabiliteti dhe prosperiteti i rajonit të Ballkanit Perëndimor është në interes të BE-së, veçanërisht në lidhje me gjeopolitikën, ekonominë dhe sigurinë.










