Maqedonia vend ku qytetarët mund të mbesin edhe pa bukë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut të jenë optimist dhe shpresues se gjendja do të përmirësohet në vend kjo është shumë e vështirë, pasi dita ditës po dëshmohet në forma të ndryshme se kemi të bëjmë me një vend që nuk është fare i qëndrueshme dhe në këtë formë nuk mund të garantojë as jetë stabile për qytetarët.

E fundit që krijoi debat të madh brenda vendit ishte një masë simbolike e Ministrisë së Ekonomisë që çmimi i bukës të ngrihet në 33 denarë, por jo të gjithë furrtarët u pajtuan me këtë masë. Prandaj, disa ditë u krijua panik dhe frikë te qytetarët sepse në raftet e shitoreve nuk kishte bukë.

Ky ishte përshkrimi më adekuat i gjendjes në vend që është e vështirë të sigurosh bukën e gojës, kjo mbase në mënyrë metaforike, por që disa ditë nuk ishte metaforë por ishte gjendje reale praktike.

Kjo përshkak të mungesës së përgjegjësisë së institucioneve përgjegjëse, pasi është dashur në mënyrë të vazhdueshme të ndihmojë prodhuesit vendor, por kjo nuk ka ndodhur. Prandaj, edhe vendi vështirë të dalë nga kriza e thelluar ekonomike. Nuk është e mjaftueshme masa për të ngrirë vetëm çmimin e bukës, sepse edhe çmimet e produkteve tjera bazë janë në stratosferë.

Maqedonia e Veriut është shtet në të cilin mund të mbetesh edhe pa bukë, kjo u dëshmua javën e kaluar. Që si pasojë e një vendimi të Ministrisë së Ekonomisë furrtarët u revoltuan dhe për disa ditë nuk prodhuan bukë.

Por, më vonë këta bukëpjekës u penduan dhe u pajtuan me ngrirjen e çmimit të bukës prej 33 denarësh, kështu që vazhduan me prodhimin e bukëve me të njëjtin avaz sikurse para se të futet ky vendim në fuqi.

Madje, disa prej prodhuesve kishin ulur çmimin e bukës edhe në 23 denarë. Ditëve të fundit, siç njofton KlanM, pas vendimit të Qeverisë për ngrirje të çmimit të bukës, ka pasur tensione mes Qeverisë dhe industrisë së bukëpjekësve, të cilët nuk e pranuan mirë këtë vendim dhe një pjesë e tyre disa ditë nuk prodhuan bukë të bardhë, në shenjë proteste. Autoritetet akuzuan bukëpjekësit se përfitojnë në dëm të qytetarëve dhe paralajmëruar dënime ndaj atyre që nuk i binden vendimit të Qeverisë.

Çmimi i bukës përplasi edhe partitë politike

Kjo masë, ka përplasur edhe partitë politike. Partia në pushtet, LSDM përmes një komunikate, ka lavdëruar Qeverinë, duke thënë se po mbron interesin e qytetarëve dhe nuk po lejon që dikush të përfitojë në kurriz të tyre.

Me vendimin për çmimin e bukës prej 33 denarë mbrojmë qytetarin dhe standardin. Duke marrë parasysh çmimin e privilegjuar të energjisë elektrike, çmimin e grurit, gazit natyror dhe derivateve të naftës, çmimi prej 33 denarë është korrekte dhe në të përfshihet fitimi i bukëpjekësve. Shqyrtojmë opsione për “ngrirjen” edhe të produketeve tjera themelore” – tha Sanela Shkrijelj, deputete e LSDM-së

Ndërkohë, për VMRO – DPMNE-në opozitare, veprimet e fundit të pushtetit në këtë drejtim, janë hipokrite.

Është zgjidhje ad-hoc, praktikisht sot për nesër, nuk është zgjidhje afatgjate që mund të sigurojë çmim të pranueshëm për qytetarët.“- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu