Nga Krenar Sllova.
Dibra ka 25 vite që kur shpëtoi nga urdhërat partiake të sistemit monist, që kur thoshte dicka partia e marshallit duhej bërë se ska. Por populli edhe mund të arsyetohej atëhere, pasi kërcënohej me burg! E me cfarë i kërcënon sot mareshali Ali dibranet? Rininë dhe pleqërinë dibrane?
Tek sa i shihja të mbështetur e të ulur nëpër trotuare duke pritur autobusët si dikur që shkonin në shërbimin ushtarak të rinjtë e Dibrës thash me vehte: Eh, cfarë të dha Aliu moj Dibër që i përgjigjesh në formë si dikur ushtarët që u bindeshin urdhërave kërcënues. Thanë që ka tubim rinia e Bdi-së në Shkup por aty tek trotuaret e Dibrës vetëm të rinj nuk pashë. Kishte fëmijë, kishte pleq, kishte doktorë, drejtorë që prisnin për autobusët e mareshalit. E cfarë të dha Aliu moj Dibër?! Të solli plehrat e gjithë komunave tjera, të solli qen nga gjith vendi, të mori rininë e të zvogëloi popullsinë, stimuloi shpërnguljet, u tall me fakultetin që kurrë nuk funksionoi, të prishi bregun e liqenit me vila të “fortësh”.
Ju që udhëtuat drejt mareshalit, vallë a nuk e patë diskriminimin që i është bërë Dibrës në infrastrukturën rrugore, që 25 vite nuk është shtruar asnjë metër asfalt Dibër-Mavrovë?! Kjo është arsyeja pse ju vrapuat pas mareshalit?! apo ju përgjigjet mareshalit për klanet që ja dhuroi Dibrës për ta kthyer Dibrën në pashallëk, apo mos vallë juve e gjetët dashurinë tek mareshali për rrogën që kurrë nuk punuat për të, të ashtuquajtur rroga e administratorëve të famshëm.
Nejse, ju më mirë e dini së cfarë ju shtyu ti përgjigjeni urdhërit të mareshalit me aq korektësi, por një gjë ta keni dhe ta kemi të qartë, se ai i madhi, ai pra, mareshali Ali, nuk e deshi Dibrën për 14 vite, dhe nuk do ta dojë e të punojë për të edhe sikur 100 vite të qëndrojë në pushtet.