Marku fiton pa probleme përballë Dragisiç: Si ky mundja tre njëherësh (VIDEO)

Florian Marku ka fituar pa shumë probleme duelin e tij të radhës, përballë serbit Sladjan Dragisiç në MMA dhe vazhdon rrugëtimin për t’u bërë pjesë e emrave të rëndësishëm të këtij sporti.

I gjendur në vështirësi pasi shumë rivalë kishin refuzuar të ndesheshin në Tiranë, Marku më në fund ka gjetur akordin Dragisiç, i cili nuk ishte një kundërshtar shumë i fortë, siç e tregoi edhe oktagoni ku Marku dominoi dhe mbylli ndeshjen që në raundin e parë.

Një goditje në brinjë i dha fund duelit pa u mbushur dy minuta dhe Marku u shpall fitues i kësaj sfide mes duartrokitjeve të tifozëve të pranishëm.
“Këta nuk janë niveli im. Si ky unë mund tre njëherësh”, ishte sinqeriteti i Markut pas duelit. “Unë kam qejf te ndeshem ne majat e këtij sporti dhe maksimumi edhe 2 ndeshje do të jem në elitat e MMA”, ishte premtimi i Markut. /vipsport


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu