Mbi katër orë “Boki 13” qëndron në prokurori

Për rreth katër orë, i dyshuari i parë na rastin “Zhvatja” Bojan Jovanovski ka shikuar provat që prokuroria i ka kundër tij. Në mesditë nën shoqërimin e forcave policore dhe me pranga Boki 13 u soll në prokurori, pasi dy ditë më parë ai refuzoi të jap dëshmi, nën asyetimin se nuk ka pasur qasje tek provat që janë kundër tij. Avokati i tij Sasho Dukovski deklaroi se hetimin e provave do ta vazhdojnë edhe ditëve të tjera, pasi sot e kanë bërë vetëm për një pjesë të provave që prokuroria i ka të gatshme . Më tej ai bëri të ditur se në prova bëjnë pjesë edhe video inçizimet e publikuara në opinion, nga gazeta italiane “La Verita”.

“Unë mendoj se kjo do duhej të bëhej shumë më herët, gjatë hetimit. Por, asnjëherë nuk është vonë dhe ja pra po bëjmë hetim dhe do të vazhdojmë edhe në ditët në vijim. Edhe pse tashmë është sjellë vendimi për kryerjen e hetimit, është pozicion jo i zakonshëm, por përsëri është më mirë se sa të mos bëhej aspak hetim. Në pjesën më të madhe janë të përfshira edhe video materilet e publikuara në opinion, deklarata dëshmitarësh, mjete financiare, por do të përmbahesha nga komentimi i mëtutjeshëm”, theksoi Dukovski.

Gjatë ditës së nesërme, pritet që dëshmi të japë edhe e dyshuara e tretë ish kryeprokurorja Katica Janeva, e cila edhe një ditë më parë u soll në prokurori mirëpo njëjtë sikur Boki 13 refuzoi të përgjigjet, duke thënë së fillimisht duhet ti shoh provat që janë kundër saj. Avokati i dytë i Janevës Delo Kadiev, tha se do të kërkojnë që klientja e tyre të lirohet nga paraburgimi, përshkak se nuk ekziston më mundësia që ajo të ndikoj tek dëshmitarët.

Hetimi për rastin “Zhvatja” ka përfunduar para dy dite. Mirëpo sipas njoftimit të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të dyshuarit do të kenë afat prej 15 ditëve që t’i shohin provat dhe kanë të drejtë të propozojnë prova në dobi të tyre. Kurse i dyshuari i dytë, Zoran Milevski-Kiçeec kërkoi që të dalë nga burgu i Shutkës dhe për këtë dha pajtim edhe prokurorja Ruskovska, kurse gjykata një ditë më parë i caktoi paraburgim shtëpiak./Shenja.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu