“Më mungon Messi dhe Suarez”, Neymar riafirmon të ardhmen te PSG

Neymar ka pranuar se i mungon të luajturit me yjet e Barcelonës, Lionel Messi dhe Luis Suarez, në baza ditore. Ndërkombëtari i Brazilit u bë lojtari më i shtrenjtë në botë, kur u transferua te PSG për një tarifë prej 222 milionë eurosh në verën e vitit të kaluar, duke lënë “Camp Nou”.

Ai ka pranuar se i mungojnë partnerët, me të cilët ka përbërë të famshmin trident “MSN”. “Miqësia që kishim ishte diçka shumë e bukur. Ajo që më mungon nga Barcelona janë ata të dy, Messi dhe Suarez, për shkak të gëzimit që kishim në baza ditore, – tha Neymar për Zico, gjatë një interviste të transmetuar në “YouTube”.

– Kujtoj një seancë stërvitore, ku unë driblova disa lojtarë dhe më pas pasova. Edhe Messi dribloi disa lojtarë dhe pasoi saktë, ndërsa Suarez u përpoq të bëjë të njëjtën gjë, por gaboi në pasim. Kemi filluar të qeshim me të. Ne ishim aq intimë, sa mund të qeshnim pa problem me njëri-tjetrin. Dhe pastaj Suarez vjen në dhomën e zjveshjes dhe thotë: “Epo, pashë që ju po driblonit dhe u përpoqa të bëja të njëjtën gjë”.

Megjithatë, 26-vjeçari ka sugjeruar se nuk do të largohet nga PSG-ja këtë verë, pavarësisht zërave të vazhdueshëm, që e lidhin atë me një rikthim në Spanjë; te Barcelona apo Real Madridi.
Të shtunën, ai postoi një “tëeet”, që dukej se premtonte të ardhmen e tij të menjëhershme për fituesit e tripletës franceze.

“Krenar të vishesh me fanellën e re dhe të vazhdosh të japësh gëzim”, – lexohej në titullin e statusit të tij, ku shfaqej me unifromën e re të klubit. Legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta, ka pranuar se është e vështirë të shihet që Neymar të kthehet në “Camp Nou”, në të ardhmen.

Neymar ka pasur një sezon të parë të përzier në Francë. Ndërsa u tregua i pangopur në aspektin e golave ​​dhe asisteve, ai do ta përfundojë fushatën mënjanë, për shkak të një dëmtimi në këmbë. Megjithatë, është duke bërë përparime pozitive në riaftësim dhe pritet të jetë gati për Brazilin në Kupën e Botës 2018.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu