Me tre kamera? Ja si do të jetë Samsung Galaxy S10

Galaxy S10 pritet t’i sfidojë të gjithë smartphonet përsa i përket fotografisë.

Sipas analistit KBI Securities Kim Dong-won, Samsung ka në plan të “ri-forcojë” biznesin e saj duke shtuar kamerën e trefishtë në lançimin e ardhshëm të Galaxy S10.

Smartphone tjetër, Huawei P20 Pro, përmban një aparat fotografik me tre lente që i bën fotografitë më të qarta dhe më të freskëta.

Nëse Samsung Galaxy S10 i ri ka të njëjtin instalim si Huawei P20 Pro ne mund të presim një sensor kryesor 40MP, sensor 8MP sekondar dhe një sensor 20MP monokrom.

Aftësitë shtesë të ndjeshmërisë së thellë të këtij Samsung Galaxy S10 duhet të ofrojnë gjithashtu fotografi ultra të qarta me cilësi të lartë si dhe kjo kamerë duhet të ofrojë zmadhim të madh optik, shkruan Sot.

Samsung thuhet se do të lançojë Galaxy S10 në janar të vitit të ardhshëm. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu