ARM me uniforma të grisura në NATO!

“A mund të mi qepni pantollonet, nesër është dita e Armatës dhe duhet të kemi paraqitje të mirë”

Me këto fjalë një ushtarë i ARM-së iu drejtua rrobaqepëses përderisa po ia jepte uniformën e vetme ushtarake që posedon.

Ai për Infoshqip shpjegoi se pothuajse të gjithë kolegët e tij e bëjnë të njëjtën gjë.

Mungesa e kushteve elementare është e dukshme. Ushtari i cili preferon të metet anonim, tha se mjafton të hedhni një sy kazermës dhe do ta kuptojë kush do qoftë se sa janë kushtet e këqija për punë.

“Ne ndoshta presim të anëtarësohemi në NATO, por nuk e di nëse kemi nivelin e vendeve anëtare të NATO-s sa i përket kushteve elemetare si ushqimi, uniforma, altileria, mjetet lëvizëse etj. Mendoj se qeveria duhet më seriozisht të mendoj për të investuar në ushtri.” -tha ushtari i ARM-së për InfoShqip.

Nesër  do të jetë manifestimi qendror me rastin e përvjetorit të themelimit të ARM-së ndërsa përvjetori është 18 gusht./InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu