Menaxheri i përgjithshëm i Bayernit: Reali është favorit, shpresojmë që së paku të fitojmë në shtëpi

Real Madrid dhe Bayern Munich do të takohen gjatë javës së ardhshme në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Menaxheri i përgjithshëm i Bayernit iu dërgoi një mesazh ekipit të tij duke thënë se së paku duhet të fitojmë para shikuesve në Allianz Arena.

Karl-Heinz Rummenigge ka folur sërish për gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve kundër Real Madridit.

“Nuk ka eufori në këtë ballafaqim. Ne e dimë se po luajmë kundër ekipit më të mirë në botë. Ata fituan dy herë rresht Ligën e Kampionëve”, tha gjermani.

Ish-lojtari i Bayernit tha se “Madridi është favorit në të dyja ndeshjet, por ne duam të arrijmë në finale. Do të jetë e vështirë, ata janë favoritë, por gjëja më e rëndësishme është që ne të fitojmë këtë herë Munich, dy herë na kanë mposhtur së fundi, me Guardiolan dhe Ancelottin”.

Më në fund, Rummenigge u mburr me Bayernin “Ne mund të arrijmë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve pa paratë e miliarderëve arab apo rus, kemi një filozofi të ndryshme nga Manchester City dhe PSG-ja, që mund të jetë shembull për klubet e tjera”.

Theksojmë se takimi mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet të mërkurën (25 prill) në stadiumin madrilen të Santiago Bernabeus. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu