Messi mesazh Ronaldos, e do “Topin e Artë”

Messi e dëshiron “Topin e Artë”, për ta kaluar Ronaldon – këtë argjentinasi ia ka thënë rrethit të ngushtë. Që të dy kanë fituar nga 5.

Lionel Messi ka shkëlqyer mbrëmë në fitoren 6-1 të Barcelonë ndaj Gironas, duke realizuar dy gola, njërin prej gjuajtjes së lirë në mënyrë maestrale.

Arsyeja se pse Argjentinasi po tenton të japë më të mirën çdo ndeshje dhe po e djersitë më shumë fanellën, është “Topi i Artë”.

Sipas “Don Balon”, Messi do të bëjë gjithçka që është e mundur për të fituar sërish tripletën me Barcelonën, diçka që do t’ia siguronte pothuajse edhe atij “Topin e Artë”.

Kjo e përditshme raporton se Messi i ka thënë rrethit të ngushtë se dëshiron të dalë para Ronaldos edhe në këtë aspekt, që të dy kanë fituar nga 5 “Topa të Artë”.

Duke parë formën që po kalon, dhe spektaklit që po dhuron në fushë si dhe ecurinë fantastike të Barcelonës që tashmë mund të thuhet se La Liga dhe Kupa e Mbretit do të shkojnë në Camp Nou, atëherë është e mundshme që edhe Messi ta fitojë “Topin e Artë”, që do të shkonte në gjashtë, një më shumë se portugezi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu