Messit i hiqet dënimi me burgim

Lionel Messi nuk do ta shohim prapa grilave të burgjeve spanjolle.

Sulmuesi argjentinasi i është hequr dënimi me burg, duke iu shndërruar në dënim me të holla prej 250 mijë euro.

Yllit të Barcelonës i ishte hequr dënimi prej 21 muajve burgim për mashtrim tatimor.

Futbollisti dhe i ati janë shpallur fajtor për evazion fiskal vitin e kaluar, ku Messi raportohej se nuk kishte paguar tatimin në vlerë prej 4.1 milionë eurove.

Ndryshe, Messi pritet që këto ditë edhe zyrtarisht të rinovojë kontratën me katalonasit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu