Meta: E kam mbështetur VMRO-në pasi ishte kundër “Ballkanit të Hapur”

Kryetari i partisë së Lirisë nga Shqipëria, Ilir Meta në një intervistë në “Specialen e Ditës”, në TV Shenja ka treguar aryset se përse i ka dhënë përkrahje VMRO-së para zgjedhjeve parlamentare dhe jo ndonjë partie shqiptare. Meta tha se arsyeja kryesore e mbështetjes së VMRO-së ka qenë qëndrimi i tyre ndaj “Ballkanit të Hapur”, duke shtuar se ka pasur raporte të mira më herët edhe me krerët e LSDM-së. Ndërkaq, ish presidenti i Shqipërisë tha se ka raporte të afërta edhe me krerët e partive politike shqiptare në RMV.

ILIR META,KRYETAR I PARTISË SË LIRË

“As kisha ndërmend të shprehja simpatinë ose preferencën time në garën për partine maqedonase apo partive të tjera në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Por, natyrisht që nuk mund të rrimë indifferent kur në fund të fund nuk kemi të bëjmë thjesht me një çështje të brendshme me politikën e politikës së huaj, por kemi të bëjmë me një zgjedhje që i takon edhe politikës rajonale. Dhe ajo që kam vlerësuar tek VMRO-ja është qartë mbështetja e tyre e qartë për procesin e Berlinit”.

Duke folur për aktualiteti politik në Maqedoninë e Veriut, Meta theksoi se shqiptarët do të jenë garancia për rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut që tashmë është anëtare e NATO-s.

ILIR META, KRYETAR I PARTISË SË LIRË

“Nuk dua të hyjë në këto çështje të brendshme të Maqedonisë. Jam i bindur në çdo rast, shqiptarët do të jenë garancia për rrugën euroatlantike të Maqedonisë që tashmë është anëtare e NATO-s dhe besoj shumë se lidershipi i ri i ka të gjitha kapacitetet për ta përshpejtuar rrugën evropiane”.

Ndërkohë, i pyetur se si kan qenë raportet me ish kryeminsitrin, Nikolla Gruevski, Meta tha se në takimet me Gruevskin, fokusi i bisedimeve ka qenë ekonominë dhe investime e huaja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu