Mickoski nga Dibra: Të gjithë pa dallim etnie dhe feje duhet të vendosim se në çfarë shteti duam të jetojmë

Sot, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, së bashku me bartësin në njesinë zgjedhore 5, Igor Durlovski, vizituan komunën e Dibrës realizuan takime me banorët. Gjatë takimit, Mickoski tha se në programin i VMRO-DPMNE-së ka masa të tilla që do të garantojnë drejtësi të pakushtëzuar dhe zero tolerancë për korrupsionin.

“Do filloj me dilemën se këto zgjedhje janë praktikisht një udhëkryq se si duam ta shohim vendin tonë në katër vitet e ardhshme. Kjo është një dilemë thelbësore që i parashtrohet secilit banor, pavarësisht nëse ai është maqedonas, shqiptar, turk, vlleh, serb, boshnjak, rom, egjiptian. Në këto zgjedhje duhet të zgjedhim se si duam ta shohim Maqedoninë në katë vitet e ardhshme, dhe unë do të thosha vitet që pasojnë pas këtij katërvjeçari. A duam të shohim një Maqedoni të turpëruar, poshtëruar, të vjedhur, me plot krim, korrupsion, shumë dështime ose një Maqedoni që do të jetë krenare, e drejtuar dhe të gjithë qytetarët që janë pjesë e saj do mund të thonë me krenari po, unë jam nga Maqedonia, qytetarë të lumtur. Shtet ku secili do ta gjejëvendin e vet sepse ai mend përputhet me cilësinë e tij, me kompetencat e tij “, tha Mickoski.

Mickoski shtoi se qytetarët duhet të vendosin se në çfarë shteti duan të jetojnë, në një shtet ku çdo ditë do shohin çanta Louis Vuitton me para , ose shtet ku do të sundojnë ligjet, do respektohet Kushtetuta, drejtësia do të jetë mbi të gjitha.

“Këto janë zgjedhje për atë se në çfarë shteti duam që familja jonë të jetojë, pasardhësit tanë të jetojnë. Por këto janë zgjedhje me të cilat duhet t’i bëjmë krenarë për paraardhësit tanë. Këtu nuk ka asnjë komb, nuk ka besim, nuk ka fe, ne të gjithë e ndajmë të njëjtën vuajtje. Të gjithë turpërohemi për ndonjë gafë që do e dëgjojmë nga Zoran Zaev i cili deri dje ishte kryeministër. Të gjithë ndihemi të mashtruar kur ai vendos dorën në zemër, përkul kokën në të majtë dhe përmend fijen, farën, fisin, etj., kur gënjen dhe nuk e thotë të vërtetën ”, kujtoi Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu