Mickoski: Pas 15 korrikut vjen drejtësia, të gjithë që kanë gabuar para ligjit do të përgjigjen

Këto nuk janë zgjedhje të zakonshme, ato janë të ndryshme në disa baza dhe për atë që po mbahen në kushte kur sundon kjo pandemi e shkaktuar nga virusi Kovid-19 dhe vetë kjo i bën ato të ndryshme nga të gjitha zgjedhjet e mëparshme. Realiteti në të cilin tani jetojnë qytetarët është i vështirë, torturues dhe kjo kënetë politike ka shumë padrejtësi dhe poshtërim. Prandaj, këto zgjedhje nuk janë të zakonshme, në këto zgjedhje qytetarët zgjedhin se në çfarë lloj Maqedonie duan të jetojnë, tha lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në një takim me qytetarët në Dojran.

Ai paralajmëroi se me ripërtëritjen vijnë projekte që do të ndryshojnë jetën e qytetarëve dhe do ta përmirësojnë atë.

Mickoski theksoi se është i bindur që nga tubimi i parë që çdo qytetar ngadalë po zgjohet dhe po bashkohet rreth ripërtëritjes, e cila, siç tha ai, do të fitojë më 15 korrik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu