Ministrja e Arsimit garanton: Këtë vit nuk do të ketë testim ekstern

Ministrja e ardhshme e arsimit, Renata Deskovska në një konferencë për shtyp ka njoftuar se nesër do të dorëzohet në kuvend propozimi për ndyshimin e testimit ekstern, njofoton InfoShqip.

Ajo theksoi se shpreson që deputetët  do të mbështesin dhe votojnë këto ndryshime, sepse siç theksoi, këto janë në të mirë të qytetarëve.

Hapin e parë në arsim e bëjmë  me atë që nesër në rend dite në kuvend do të dorëzohen tre ligje me të cilat do të shkëputet testimi ekstern në shkollat fillore dhe të mesme. Dua të sigurojë mësuesit, nxënësit dhe prindërit që këtë vit, nuk do të ketë testim ekstern.” tha Deskovska./InfoShip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu