Ministri Filipçe paralajmëron karantinë për disa komuna (VIDEO)

Karantinë për Tetovën, Sarajin, Çairin dhe Gazi Babën nëse vazhdojnë të mos respektohen masat
Nga Admin7 Me May 29, 2020

52 rastet e reja me COVID-19 të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit janë bërë shkas që ministri Venko Filipçe, të paralajmërojë rikthim të masave kufizuese në raste se ky trend vazhdon edhe gjatë fundjavës. Rikthimi i masave do të zbatohet në zonat ku gjendja shfaqet më shqetësuese dhe në këtë kryesojnë komuna e Çairit, Sarajit, Butelit, Aerodromit, Tetovës dhe Shtipit.

Dua qartë të potencoj se përsëri do të zbatojmë kufizime në disa vende nëse gjendja epidemiologjike e kërkon diçka të tillë, e diskutuam këtë edhe në mbledhjen e Komisionit. Nga inspektimi në Tetovë është konstatuar se ka mosrespektim të përgjithshëm të të gjitha masave. Nga kontrollet në Shtip është vërejtur mos respektim i rregullave për transport sidomos nga punonjësit e fabrikave – tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu