Ministri Krenar Lloga mirëpret prof.Bajram Pollozhanin, mbështetja dhe këshillat e tij janë te mirseardhura

Ministri Krenar Lloga sot në kabinetin e tij duket se ka pasur një vizitë të këndshme dhe produktive.Ai ka pritur profesorin e tij dhe juristin e mirnjohur z.Bajram Pollozhanii cili i ka shorehur hapur mbeshtetjen e tij në punen e ministrit.Kete Krenar Lloga e beri të ditur vete në një postim në rrjetin social Facebook:

“I nderuar nga vizita e Prof.Dr. Bajram Pollozhani, ish anëtar i Gjykatës Kushtetuese të RMV-së, ish zv.ministër i drejtesisë, kontribues në jetën shoqërore, politike e institucionale në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Profesor Pollozhani është autor i shumë punimeve shkencore dhe librave nga fusha e së drejtës.

Pasi më uroi për detyrën e re, shprehi mbështetjen dhe gadishmërinë që sfidave në të ardhmen tu qasemi me guxim e profesionalizëm dhe se këshillat e tij nuk do të mungojnë nga afër.

Si student i tij, vlerësova shumë mbështetjen e profesorit. Këshillat, vërejtjet e sugjerimet e tija do të jenë të mirëseardhura, sidomos tani kur para nesh janë disa procese të rëndësishme si ai i rrugëtimit evropian, ndryshimeve kushtetuese, reformave në sistemin e drejtësisë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe sfidave tjera që na presin në të ardhmen”.-shkruan Lloga.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu