Modric në ikje, Interi i ofron 10 milion euro

Modric do ti bashkohet Interit. Është ky lajmi që vjen nga e përditshmja spanjolle “AS”, teksa kjo gazetë tregon për kroatin se ai nuk ka pranuar rinovimin e kontratës, e cila i skadon në vitin 2020, shkruan Albeu.com.

Mësohet gjithshtu se 33 vjecari është duke shqyrtuar ofertën që ka mbërritur nga Interi, cka do ta kënaqte dhe vet lojtarin.

Modric u kërkua nga Interi dhe në merkaton e verës, por Reali Madridit nuk pranoi ta largonte mesfushorin i cili pak javë më parë fitoi dhe “Topin e Artë”. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu