Momenti kur Florian Marku përgjakë rivalin boshnjak (VIDEO)

Kikboksieri i famshëm shqiptar, Florian Marku, mori një fitore të rëndësishme, në një atmosfertë të jashtëzakonshme në Linz të Austrisë, ndaj kundërshtarit boshnjak Dzevad Mutfiç.

Sekondat e para ishin të vështira për shqiptarin, i cili u gjend në vështirësi pas një kapje të kundërshtarit, i cili pretendoi edhe për një dorëzim të Markut. Pas pamjeve filmike, gjyqtari vendosi vazhdimin e ndeshjes.

Marku reagoi menjëherë duke i lëshuar një goditje të fortë në fytyrë kundërshtarit, i cili përfundoi i gjakosur.

Më pas, nuk vonoi edhe dorëzimi i tij, duke i dhënë fitoren e radhës Markut, i cili ka bërë krenar me mijëra mbështetës që e ndoqën në Linz të Austrisë, por jo vetëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu