Morata ka frikë nga Shqipëria

Alvaro Morata e ka pranuar se ndeshjet kundër Shqipërisë dhe Italisë do të jenë më të vështirat për Spanjën
Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata ka deklaruar se ndeshjet në udhëtim ndaj Shqipërisë dhe Italisë do të jenë më të vështirat për Spanjën.

“Ndeshjet që do të luajmë jashtë ndaj Shqipërisë dhe Italisë janë më të vështirat që kemi në grup dhe duhen fituar me patjetër”, u shpreh Morata në një intervistë për gazetën spanjolle “AS”.

Shqipëria ndodhet në grupin G të eliminatoreve të Botërorit 2018, së bashku me Spanjën, Italinë, Izraelin, Maqedoninë dhe Lihtenshtejnin.

Kujtojmë se ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Spanjës do të zhvillohet me 9 tetor të këtij viti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu