Mosha e bën të veten, Messi: Kuptova se tani është koha që mos të paraqitem në çdo ndeshje

Leo Messi ka dhënë një intervistë të gjatë për TyC Sports, në të cilën ndër të tjerash ka komentuar gjendjen aktuale në Barcelonë.

Argjentinasi ka treguar arsyen se pse kohët e fundit në disa prej ndeshjeve nuk po paraqitet në fushë, duke kujtuar ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

Në fakt, ai kohë më parë kishte thënë se nuk i pëlqen fakti se po e mban në stol trajneri Ernesto Valverde, i cili vendosi që në ndeshjen ndaj kampionëve italian ta fus në pjesën e dytë.

“Kuptova se viti është i gjatë dhe se ka ndeshje që janë më të ashpra se zakonisht. Vitet kalojnë dhe sot trupi nuk i përballon shumë lojëra. Kuptova se tani është koha që mos të paraqitem në çdo ndeshje”, tha sulmuesi i Barcelonës.

Reprezentuesi i Argjentinës ndër të tjerash ka folur rreth vizionit të tij për lojën e futbollit gjatë kohës sa është në fushën e blertë.

“Përpiqem ta parashikoj lojën, sa herë që kam pak kohë para vetes në fushë, përpiqem ta kem një vizion se ku mund të shkoj”, tha ndër të tjerash argjentinasi.

Ndryshe, 30-vjeçari deri më tani ka pasur 396 paraqitje për katalunasit duke shënuar 362 gola. /Telegrafi