MPJ e Maqedonisë reagon ndaj deklaratës së Mesila Dodës

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë ka reaguar ndaj deklaratës të bërë më herët nga deputetja shqiptare, Mesila Doda.

MPJ dënon paraqitjet publike me retorikë fyese të zyrtarëve të Republikës së Shqipërisë, në lidhje me shqetësimet për Republikën e Maqedonisë, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Deklaratat e papërgjegjshme nga figurat publike që, me anë të funksionit të tyre kërkojnë të përfshijnë përgjegjësitë për të shprehur publikisht qëndrimin, jo në frymën e fqinjësisë së mirë dhe angazhimit për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe sidomos, jo në frymën e vlerave evropiane, thuhet më tej në deklaratën e MPJ Maqedoni.

Deputetja e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Mesila Doda ka folur ditën e sotme nga Dibra për situatën në Maqedoni.

“Do të them dy fjalë për një krahinë që më rri fort në zemër, është vendi karshi, Ilirida, krahinë e moçme shqiptare, që edhe emrin sot ia kemi harruar. Dikush i thotë Maqedoni dikush i thotë FYROM ne e ripërsërisim: ILIRIDA!” ka thënë Mesila Doda.

Direkt nga Peshkopia, deputetja porositi presidentin Gjorge Ivanov që të mos i kërcënojë shqiptarët e Maqedonisë me ushtri, pasi edhe ata kanë bij që do të kapin armët për të mbrojtur vëllezërit në Iliridë, duke përmendur ushtarët e UÇK-së në Sharr dhe mesazhin e tyre të djeshëm se janë të gatshëm të mbrojnë bashkëkombasit në rast të rrezikimit të sigurisë së tyre. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu