Musa Paçuku: Kujdes nga provokimet e përçarësve

Shkruan Musa Paçuku

Dibranë të nderuar, dhe ju anëtarë, aktivistë të partive opozitare, pas disfatës të pësuar nga BDI-ja në Dibër, disfatë e cila rëndon drejtpërdrejtë mbi kryetarin e degës së BDI-së në Dibër, njëherazi shef i shtabit zgjedhor dhe kryetar komune, Ruzhdi Lata, ky i fudnit me përvojën e madhe dhe aftësitë e tij përçarëse, do mundohet në çdo mënyrë të krijojë ndasi në mes jush.

Mesazhi që i dhanë Dibranët në këto zgjedhje e shuan shpresën e tij për fitore në zgjedhjet e afërta lokale pas disa muajsh, dhe mënyra e vetme që mund të sigurojë ekzistencën e vet në politikë janë kurthet dhe provokimet të të gjitha llojeve për të ndarë dhe pasivizuar aktivitetet e juaja. Ai mund tju ofrojë apo premtojë për tu larguar dhe distancuar nga aktivitetet opozitare por asesi mos pranoni, besojini forcës tuaj që e mposhtët në zgjedhjet e fundit dhe mos bini pre e kurthit të tij shumëvjeçar – Përça e sundo, punoni dhe ecni përpara për ti dhënë fund njëherë e mirë kësaj të keqe në zgjedhjet e arrdhshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu