Mustafi gol për Arsenalin! Ozil thyen rekordin në Premier Ligë

Arsenal po fiton ndaj Watford në një ndeshje mjaft të rëndësishme për shkak të humbjeve të njëpasnjëshme të skuadrës Londineze.

Por, ka qenë shqiptari që përfaqëson Gjermaninë, Shkodran Mustafi, që ka arritur të shënojë në minutën e tetë, për ta kaluar Arsenalin në epërsi prej 1-0, njofton Klan Kosova.

Ky gol ishte i rëndësishme edhe për asistiuesin Mesut Ozil, i cili me këtë harkim për Mustafin theu një rekord të jashtëzakonshëm në Premier Ligë.

Ai është bërë lojtari i parë që ka arritur të realizojë 50 asistime për vetëm 141 ndeshje.

Kështu Ozil ka thyer rekordin e ish-lojtarit të Manchester United, Eric Cantona, të cilit i ishin dashur 143 lojë, për të realizuar 50 asistime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu