Në Kërçovë, Makedonski Brod dhe Pllasnicë përfundoi votimi, votuan gjithsej 620 persona

Në Komunat Kërçovë, Makedonski Brod dhe Pllasnicë sot të drejtën e votës e realizuan gjithsej 620 persona. Votuan personat e sëmurë dhe të pamundur.

Votimi filloi me kohë në orën shtatë dhe u zhvillua pa vështirësi, nuk ka pasur kurrfarë vërejtjesh gjatë votimit, informojnë nga të gjitha tre komisionet komunale zgjedhore.

Në Kërçovë sot të drejtën e votës e kanë realizuar 432 persona të sëmurë dhe të pamundur, 13 kanë refuzuar të votojnë, derisa megjithatë në Makedonski Brod këtë të drejtë e kanë realizuar 125 persona, ndërsa pesë kanë refuzuar të votojnë. edhe në Komunën e Pllasnicës nga kjo kategori e njerëzve sot të drejtën e votës e kanë realizuar 63 persona, një person ka vd ekur ndërkohë, ndërsa dy kanë refuzuar të votojnë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu