Në Kumanovë, si në filma, grabitet kasaforta me ar (FOTO)

Një kasafortë sot është gjetur në mes të rrugës “Goce Dellçev” në Kumanovë. Sefi i takon artarisë ‘Kvin’ e cila në orët e para të mëngjesit ishte grabitur, ndërsa kasaforta, që sipas informatave të pronarëve, peshon rreth 1 ton, u gjet në mes të rrugës, afër artarisë, njofton InfoShqip.

Policia ka dalë në vend të ngjarjes në mëngjes dhe kanë larguar kasafortën nga rruga, ndërsa kanë filluar hetimet për rastin. Ende nuk dihet rreth vlerës së dëmit të shkaktuar në artarinë Kvin./ InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu